"Metën e pret burgu", ish-deputeti i ve "duart në fyt" Spartak Ngjelës
Avokati i njohur Spartak Ngjela ngrti akuza kundrejt presidentit Meta duke thënë se atë e pret burgu.

Sipas Ngjelës, njeriu më i rezikshëm sot është vetë Meta, i cili jo vetëm është në prag të shkarkimit por edhe në prag të burgut,

Lidhur me këto akuza ka reaguar dhe Endrit Braimllari i cili e pyet Ngjelën të zbulojë lidhjen e tij me vrasjen e Dritan Avdylajt te 4 rrugët e Shijakut në vitin 1996.

“Para se avokati i FBI-së Spartak Ngjela të flasë për të ardhmen e Shqipërisë Sorosiane, duhet të sqarojë njëherë e mirë se ç’lidhje ka ai me vrasjen e Dritan Avdylajt te 4 rrugët e Shijakut në 1996 dhe se çfarë e lidh me Tofik Hykën, në të kundërt do sqarohet njëherë e mire ai dhe protektorët e tij’, shkruan ai në Facebook.


Shtuar më 02/07/2019, ora 15:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori