Presidenti Ilir
Meta duket se nuk e ka ndarë mirë mendjen nëse aktualisht është në luftë apo në partneritet me Ramën.
Kështu i
pyetur gjatë konferencës për shtyp, ai nuk ka dhënë një notë të deritanishme për Edi Ramën.
Meta me humor ka thënë se është koha e provimeve është në qershor dhe qershori ende nuk ka ardhur.
Para situatës që shkaktoi koronavirusi,
Meta u tregua shumë i ashpër ndaj
Ramës ndërkohë që sot ai ka dekretuar ndryshimet e Qeverisë në Kodin penal në kuadër të Covid-19 dhe nuk ka bërë asnjë akuzë ndaj
Ramës.
Madje
presidenti eshte
pyetur nese i ka kerkuar llogari kryeministrit Edi Rama se mbi ç’baza eshte perqendruar per te vendosura keto masa te kufizimit te qytetareve.
Lidhur me kete
Meta u shpreh se shteti i përmbahet detyrimeve ndaj gjithë atyre që duan të kthehen në atdhe. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2020,
ora 13:04