Meta uron Berishën për ditëlindje: Pranvera pa fund doktor
Presidenti Ilir Meta ka uruar publikisht ish-kryeministrin Sali Berisha me rastin e ditëlindjes.

Berisha mbush sot 76 vjeç, ndërsa Meta ka zgjedhur rrjetet sociale të përcjellë mesazhin e tij për ish kryeministrin.

“Dy urime për Doktorin:

Pranvera pa fund!

Malet tona më të larta! #EDHE100”, ka shkruar Meta në Facebook.

Me rastin e ditëlindjes së tij të 76-të edhe vetë ish kryeministri postoi një foro në rrjetet sociale, ku shfaqej me bashkëshorten Liri Berisha.

Ish-lideri demokrat shprehu mirënjohje atyre që kanë qenë mbështetja e tij, në atë që e quan udhëtimin 76-vjeçar.

Shtuar më 15/10/2020, ora 10:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori