Meta ul në tavolinë Bashën e Ramën? Si përgjigjet ai
Presidenti Ilir Meta shihet si një nga urat lidhëse mes kryetarëve të opozitës dhe qeverisë Rama.

Në lidhje me krizën politike që është prezente në vend, Meta ka folur nga Lezha duke thënë se nevojitet sa më shpejt një bashkëpunim mes palëve, po refuzoi që të jepte komente të mëtejshme.

"I vetmi apel që kam unë është për reflektim dhe për bashkëpunim, në mënyrë që të fitojmë besimin për hapjen e negociatave. Duhet bashkëpunim për të parë më larg”, tha Meta në fjalën e tij para gazetarëve.

Meta refuzoi të përgjigjej nëse do të ishte negociator me palëve, duke shtuar se sot është dita që të japim mesazhe bashkimi. /albeu.com/
Shtuar më 02/03/2019, ora 13:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori