Meta "thumba" Ramës për rrugën në Borsh: Kështu është kur puth në ballë përgjegjësit
Presidenti Meta ka komentuar nga Vlora edhe rastin e çarjes së një pjese të rrugës në Borsh, pas reshjeve të ditëve të fundit.

I pari i shtetit e drejtoi gishtin nga qeveria, veçanërisht te Kryeministri, i cili sipas Metës, zgjedh të puthë në ballë pronarin e kompanisë përgjegjëse për rikonstruksionin e kësaj rruge.

Kështu është kur ai që në vend t’i kërkojë llogari, i puth në ballë ata që në vend t’i bëjnë rrugët siç duhet, i bëjnë ashtu siç i nxjerr shiu. Uroj të mos keni më përmbytje këtu në Vlorë”, u shpreh Meta.

Shtuar më 19/01/2021, ora 09:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori