Meta sulmon Thaçin për kufijtë pas darkës me Haradinajn
Presidenti Ilir Meta ka sulmuar në mënyrë të drejtpërdrejt Hashim Thaçin dhe Edi Ramën në idenë e tyre për të bërë një marrëveshje me serbët për ndryshimin e kufijve.

Edhe pse nuk i përmendi me emër, fjalimi i Metës gjatë një aktiviteti në Tiranë fokusohej pikërisht tek ideja e ndryshimit të kufijve në Ballkan.

Dy ditë më parë Meta kishte ngrënë një darkë me Haradinajn ku duket se ka marrë edhe nxitjen për të sulmuar publikisht Hashim Thaçin dhe Edi Ramën.

“Kam dëgjuar shpesh që thonë, ore pse të mos bashkohen të gjithë shqiptarët? Po pse të mos bashkohen të gjithë serbët, kroatët, boshnjakët dhe këto delirime gjoja patriotike më shumë se folkorizëm janë një diabolizëm i gjallë.

Janë përpjkeje e politikanëve autoritarët për t’u shmangur nga llogaridhëniet e brendshme, për të provuar tema që spostojnë vëmendjen e opinionit. Është si në volejboll, Moza Ibrahimi me Ela Tasen, një pason, tjetri zhyt.

Dhe ikin të rinjtë nga Shqipëria, Kosova, Serbia, ikin kudo dhe na ftojnë për të parë një film që e kemi parë sa shumë herë këtu në Ballkan.

Bëhet fjalë për një rajon, Ballkani Perëndimor, 20 e ca milionë banorë, në një situatë kur pesha e Evropës nga pikëpamja ekonomike ka rënë në botë, pesha e kontinenteve të tjera është rritur, globalizmi vë në rrezik të gjithë vendet e vogla dhe ne thellojmë ndarjet për arsye personale”- tha Meta.
Shtuar më 22/05/2019, ora 11:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori