Lufta në Ukrainë, BBC: Numri i ushtarëve rusë të vrarë është 5-fishuar

BBC ka arritur të identifikojë emrat e 14709 ushtarëve rusë të vrarë në luftën në Ukrainë.

Gjatë 14 ditëve të fundit, numri i viktimave të konfirmuara nga Rusia ka qenë pesëfishi i shifrës së zakonshme javore.

Kjo mund të jetë pasojë e sulmit të nisur nga Rusia në Donbas.

Humbjet e konfirmuara filluan të rriten ndjeshëm që nga mesi i dhjetorit. Gjatë gjithë vitit 2022, burimet ruse kanë raportuar vazhdimisht rreth 250-300 vdekje çdo javë.

Në janar, këto shifra u dyfishuan. Kjo është rritja më e madhe e viktimave ushtarake ruse që nga pushtimi i Ukrainës.