Meta shpall për herë të tretë vakancën për Gjykatën Kushtetuese
Kreu i shtetit, Ilir Meta ka shpallur vakancën për një anëtar të Gjykatës Kushtetuese, kjo pas dorëheqjes së Besnik Imeraj.

Kjo është hera e tretë që presidenti shpall vakancën për këtë ‘vend’ në Gjykatën Kushtetuese, teksa deri më tani nuk ka asnjë kandidat të kualifikuar me vendim te formës së prerë.

“Pasi vlerësova njoftimin nr. 268 prot., datë 18.09.2020">2020 dhe Vendimin nr. 29, datë 16.09.2020">2020, të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, administruar me nr. 3188 prot., datë 21.09.2020">2020, nëpërmjet të cilit KED-ja ka vendosur njoftimin e Presidentit të Republikës për të vlerësuar rishpalljen e thirrjes për paraqitjen e kandidaturave për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme e shpallur fillimisht nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 10723, datë 07.02.2018, rishpallur me Dekretin nr. 11291, datë 27.09.2019, për shkak se në përfundim të procedurave të verifikimit të ndjekura nga KED-ja, rezulton se në garë për plotësimin e këtij vendi vakant aktualisht nuk ka kandidatë të kualifikuar me vendim të formës së prerë, dekretoj: Rishpalljen e procedurës së aplikimit për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë me qëllim plotësimin e “Vakancës së parakohshme” të krijuar për shkak të përfundimit përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit Besnik Imeraj.”
Shtuar më 24/09/2020, ora 12:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori