"Të prezantoj edhe me presidentin", Meta reagon për përgjimet e "Ndraghetës"
Presidenti Ilir Meta ka folur për herë të parë në lidhje me përgjimet e autoriteteve italiane për dosjen “Ndragheta” ku përmenden edhe disa zyrtarë shqiptarë.

Në përgjime përmendet ai, një ministër dhe kryebashkiaku i Tiranës. Meta tha se gjithçka që ka të bëjë me Shqipërinë në këtë dosje hetimore duhet të ndiqet edhe nga institucionet vendase.

Pyetje: Në lidhje me mediat italiane lidhur me përgjimet ku përfshihen disa zyrtarë të lartë shqiptarë. mendoni se SPAK duhet të nisë hetimet.

Meta: Problemi i pastrimit të parave është i njohur nga të gjithë dhe i konfirmuar nga shumë institucione ndërkombëtare të cilat bëjnë vlerësimin apo kategorizimin e vendeve në këtë drejtim dhe të gjitha çështjet që i referohen zhvillimit më të fundit në Itali për gjithçka që ka të bëjë me Shqipërinë duhet të ndiqet edhe nga institucionet tona

Meta u pyet edhe në lidhje me vendimin e Ministrisë së Jashtme për të shpallur non grata një diplomat rus por nuk preferoi të komentojë. “Nuk kam asnjë komet dhe besoj se ministria ka pasur arsyet dhe argumentet e saj për të bërë këtë veprim”, tha Meta.
Shtuar më 23/01/2021, ora 12:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori