Meta: Rama vuan nga një "sëmundje" e pashërueshme
Kreu i Kuvendit dhe Presidenti i zgjedhur Ilir Meta është i ftuar në emisionin “ Debati në Channel One” me gazetarin Roland Qafoku, nga ku ka bere akuza te forta ndaj kryeministrit Rama dhe liderit te opozites Basha. Nder te tjera Meta tha se Rama ka nje problem, “i cili ka të bëjë me mosmirënjohjen që ai e ka një sëmundje të pashërueshme”.

Meta deklarata tjetër “LSI kërkon që një dorë ta mbajë në timon dhe një tjetër ta ketë të lirë të akuzojë sa herë vjen radha për të ndarë pushtetin duke akuzuar partinë e madhe”…
E para, një herë ai përfaqëson një ish-parti të madhe dhe për këtë duhet të jetë i sigurt dhe përgjigjen do ta marrë më 25 qershor dhe Rilindja e tij nuk ka asnjë lidhje me Partinë Socialiste. Është kujtuar shumë vonë për socialistët.

Mbasi u ktheu kurrizin dhe promovoi dhe favorizoi, që nga vendet në qeveri, edhe në kundërshtim me këshillën time kur u krijua qeveria në vitin 2013, ku i kam thënë të ruajë balancat midis figurave politike dhe figurave të reja që kërkonte t’i promovonte.

Mbasi u ktheu kurrizin socialistëve për katër vjet, tani po përpiqet t’i rikthejë te kutitë e votimit, duke i manipuluar sikur ua ka fajin LSI-ja atyre që kanë qenë të injoruar, kur në fakt të gjithë e dinë që ky e ka natyrën e vet që gjithmonë përbetohet e stërbetohet për dashuri ndaj popullit të tij për të arritur një interes të caktuar dhe përsëri ka të njëjtin problem, i cili ka të bëjë me mosmirënjohjen që ai e ka një sëmundje të pashërueshme.

Kështu që socialistët nuk e besojnë dot më atë dhe natyrisht që më 25 qershor nuk do të votojnë për Rilindjen.

Kjo është një deklaratë shumë e fortë z. Meta….

Kjo është një deklaratë shumë e vërtetë dhe ne duhet të kemi përgjegjësinë në një moment të tillë të rëndësishëm për vendin të mos lejojmë asnjë aventurier të rrezikojë të ardhmen e Shqipërisë.

Po ju pse bëni koalicion me të, se po më habisni?

Nuk më duket se ka koalicion në këtë rast. Çdo parti konkurron më vete. Tani situata është e këtyre përmasave, ku padyshim secili duhet të thotë mendimin e tij.

Kur i dini këto si mund të bëni koalicion me një njeri që ka mosmirënjohje?

Për fat të mirë nuk kam ndërmend të bëj koalicion me njeri, sepse unë nuk jam as anëtar i kryesisë së LSI-së. Këtë pyetje mund t’ia bëni Petrit Vasilit nëse ka ndërmend të bëjë koalicion apo jo. /albeu.com/
Shtuar më 06/06/2017, ora 22:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori