Meta po përgatitet të shpërndajë Parlamentin? Lëvizja e fundit thotë shumë
Prej disa ditësh ka një përplasje të fortë mes Presidencës dhe maxhorancës në lidhje me datën e zgjedhjeve lokale në vend.

Presidenti Meta anuloi zgjedhjet e 30 qershorit duke kërkuar nga partitë që të merrën vesh me njëra-tjetrën për të shmanguar përplasjen sociale në Shqipëri, kurse Rama dhe PS këmbëngulin në zhvillimin e zgjedhjeve.

Por, një deklaratë e fundit e Metës dhe lëvizja e tij kanë ngritur dyshimin se ai po përgatitet të shpërndajë Kuvendin si një akt i fundit ndaj maxhorancës që kërkon të shkojë në zgjedhje medoemos.

Meta ka kërkuar zyrtarisht nga KQZ të dhëna mbi numrin e deputetëve që gjenden në sallë, gjë e cila mund të çojë në nisjen e procedurave të shpërndarjes për shkak se Parlamenti duhet të ketë 140 deputetë, ndërkohë që aty janë më pak.

Presidenti i Republikës, kërkon dhënien e një informacioni dhe të dhëna të sakta për sa më poshtë: Cili është numri aktual i mandateve të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë në shkallë vendi? Vënien në dispozicion të listës emërore të deputetëve aktualë të Kuvendit të Shqipërisë për çdo zonë zgjedhore për çdo subjekt, si dhe listën emërore të deputetëve aktualë në shkallë vendi”, theksohet në kërkesën e Metës për KQZ.

Këtë dyshim e konfirmon edhe një deklaratë e Metës e cila e konsiderone këtë Parlament si jolegjitim.

Presidenti është zgjedhur nga Parlamenti. Natyrisht jo nga ky, por nga një Parlament krejtësisht legjitim. Presidenti i takon Republikës. Republika u përket qytetarëve”, thekson Meta. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2019, ora 17:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori