Meta për 2 marsin: Alert vetëm puçistët, dhjetëra amerikanë po vijnë
Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nuk duhet të ketë asnjë shqetësim për manifestimin e 2 marsit.

"Zero shqetësim, zero frikë për manifestimin më demokratik. Për të gjithë qytetarët e Shqipërisë.

Nuk do të kishte ndonjë sekret të madh për të thënë se kemi një problem të madh se pjesëmarrja do të jetë e lartë. Shumë prej tyre më kanë konfirmuar mua pjesëmarrjen e lartë.

Të gjithë janë të mirëpritur të ndjekin udhëzimet që ne japim dhe do të japim. Nuk është sekret se me dhjetëra qytetarë amerikanë kanë mbërritur për të marrë pjesë në manifertimin. Shumë shqiptarë kanë ardhur dhe janë duke ardhur, mes tyre dhe shumë personalitete që do të japin mesazhe. ALERT ka vetëm grupi puçist", tha Meta.


Shtuar më 29/02/2020, ora 12:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori