Meta paralajmëron zgjedhje të parakohshme
Presidenti Meta ka paralajmëruar që sapo të marrë në dorë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, qofshin këto dhe të njëanshme, do të firmosë mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare pa konsultim me palët. Meta tha se në rast se nuk ka konsensus për Reformën Zgjedhore, e cila sipas tij nuk është e habitshme, ai do të firmosë menjëherë zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Nëse nuk do të bëhen zgjedhje lokale gjithëpërfshirëse, Shqipëria do të ngelë në klasë në tetor dhe do të marrë në qafë dhe Maqedoninë e Veriut dhe e mori në qafë se është kriter i Kopenhagenit sepse këtu nuk i përmend njeri se është mbyllur ambasada daneze.

Tani kalojmë tek kodi se ku është shqetësimi. Unë shpresoj shumë, jam shumë i entuziazmuar nga lajmet e fundit, nga cicerrimat që ka progres pqër Këshillin Politik. Mezi prej të duartrokas këtë konsensus dhe do të kthehem nga cdo vend që ta firmos këtë konsensus.

Unë do të shikoj nëse miratohet në përputhje me kushtetutën, ligjet. Mundësia ime është ta kthej vetëm një herë për reflektim, pastaj si veprojhë është në varësi të aktorëve të tjerë”, tha Meta, ndërsa më pas shtoi se do në momentin e parë që do të ketë në dorë ndryshimet do të firmosë për zgjedhjet.

“Në cdo rast, edhe në mënyrë të njëanshme që nuk do të habiteshim se ka zhvillime të paparishkueshme dhe të befasishme, duhet të bëj të qartë në momentin që do të kem hapësirën kushtetuese ligjore, do të shpall ditën e ardhshme të zgjedhjeve të përgjithshme në Shqipëri dhe nuk do të pres konsultim formal nga asnjë forcë politike.

Se të gjithë mezi presin një parlament të ri plotësisht legjitim, por edhe sadopak më legjitim le të jetë sesa ky që është. Kjo do të thotë që të kemi të qartë që nëse kodi nuk miratohet me konsensus, zero, çeljesh negociatash të vendit me BE, jo deri në zgjedhjet qe vijnë, por edhe pas tyre. Se të gjithë mezi presin një parlament të ri plotësisht legjitim, por edhe sadopak më legjitim le të jetë sesa ky që është. Kjo do të thotë që të kemi të qartë që nëse kodi nuk miratohet me konsensus, zero, çeljesh negociatash të vendit me BE, jo deri në zgjedhjet qe vijnë, por edhe pas tyre”, deklaroi Meta
Shtuar më 29/05/2020, ora 13:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori