Meta nxjerr videon e rrallë teksa Kuvendi miraton ndryshimet Kushtetuese (VIDEO)
Presidenti Ilit Meta ka publikuar një video nga tubimi i 2 Marsit, teksa Kuvendi po diskuton për miratimin e ndryshimeve Kushtetuese.

Përkrah videos, Meta shkruan se nuk mund ta mbante vetëm për vete këtë përshëndetje që i erdhi nga Christiani!

"Ju uroj ditë të mbarë të gjithëve! One love, one Heart! Let’s get together and feel all right", shkruan Meta.

Kujtojmë se në tubimin e 2 Marsit Meta paralajmëroi shpërndarjen e Kuvendit, dhe nuk dihet nëse kjo do të jetë lëvizja e radhës e tij, sa kohë që mazhoranca nuk ka reflektuar ndaj kërkesave të tij, që ndryshimi i Kushtetutës nuk mund të bëhet sa kohë që nuk ka një konsensus me bazë të gjerë.

Shtuar më 30/07/2020, ora 10:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori