Meta poston foto me Ramën dhe rrëfen çfarë bisedoi dje me Ruçin
Presidenti Ilir Meta ka publikuar sot një foto ku shihet i buzëqeshur së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçin, ndërsa shkruan se për të ishte kënaqësi të rikthehej në Kuvend.

“Ishte kënaqësi dje të rikthehesha në Kuvend. Po kështu të shkëmbeja disa mendime dhe kujtime me Kryetarin e Kuvendit z.Gramoz Ruçi. Së bashku ramë dakord se dy grupet parlamentare më cilësore opozitare kanë qenë ai i PD në ’91-’92 dhe ai i PS në ’92-’96. Kjo më përforcon bindjen se në demokraci, cilësia është më e rëndësishme se sasia, për të udhëhequr ndryshimin e një shoqërie, edhe kur “sasia” duket fuqiplotë”, shkruan Meta.

Po ta shohim me vëmendje, kjo është një foto e vjetër e të treve, pasi dje presidenti u paraqit me një veshje tjetër në Kuvend.
Shtuar më 10/09/2019, ora 08:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori