Meta: Nesë Venecia thotë se kam shkelur Kushtetutën, largohem
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka folur sot nëse do të japë dorëheqjen ose jo, nëse Komisioni i Venecias e gjen në shkelje.

Presidenti është shprehur i gatshëm të largohet, duke shtuar se dorëheqja nuk është gjë e re për të pasi të njëjtën gjë e ka bërë dhe kur ka qenë Kryeministër, tha Meta në Syri Tv.

Nëse Komisioni i Venecias thotë se Presidenti ka shkelur kushtetutën a do ta jepni dorëheqjen?

Patjetër. Nëse Venecia thotë që Presidenti Ilir Meta ka shkelur kushtetutën unë do të largohem. Unë kam dhënë dorëheqje edhe si kryeministër. Të thotë Venecia që e kam shkelur Kushtetutën dhe unë të rri President, kjo nuk ndodh. Sa herë qeveria e ka shkelur kushtetutën, sa herë qeveria ka rrëzuar ligje. Ku e kam shkelur unë kushtetutën, këtë më thuaj? Ka zhdekretuar thotë Vasilika dhe Ulsiu. Kanë marrë porosi për të thënë zhdekretuar, sepse nuk ka zhdekretim. Unë kam dekretuar për të rrëzuar dekretin tim. Ky nuk është dekret që kontrollohet nga parlamenti.
Shtuar më 13/09/2019, ora 22:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori