Një përplasje është shkaktuar sot në Kuvend ndërmjet Metës dhe Palokës, teksa ky i fundit kërkoi që
kryeministri Rama të ishte i pranishëm në sencë, ndersa jashtë po mbahet ende protesta kundër mbetjeve.
Kryeministri Edi Rama nuk ka shkuar në seancën parlamentare të
Kuvendit. Situata e rënduar jashtë
Kuvendit ka detyruar që kryetari i Grupit të PD, Edi
Paloka, të kërkojë fjalën që në hapje të seancës.
Paloka i kërkoi kryetarit të
Kuvendit, Ilir Metës, që të njoftojë Ramën për të ardhur në seancë, por përgjigjja ishte se nuk mund ta përcakonte
axhendën e
kryeministrit.
“Kam vetëm një kërkesë në fillim të kësaj seance parlamentare, tha
Paloka. Të jetë i pranishëm dhe të mbajë qëndrim
kryeministri, për projektligjin që quhet projektligji i plehrave në gjuhën e popullit. Kjo ishte një iniciativë e dy deputetëve të mazhorancës, prandaj unë, opozita dhe gjithë shqiptarët, donim të dinim qëndrimin e
kryeministrit”.
Përgjigjja që mori nga Meta ishte: “Duhet ta kuptoni si funksionon, nuk ia përcaktojmë ne
axhendën kryeministrit”, tha ai.
Sot aktivistët e shoqërisë civile janë përplasur me policinë, pasi kanë kërkuar të fusin kazanët e mbeturinave në seancë plenare. /albeu.com/
Shtuar më 22/09/2016,
ora 12:07