Marrëveshja për targat, Vjosa Osmani falenderon SHBA-të

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pasi Prishtina dhe Beogradi arritën marrëveshje për çështjen e targave.  Ajo ka falenderuar ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier dhe Qeverinë Amerikane për angazhimin e tyre aktiv në arritjen e marrëveshjes së sotme në Bruksel.

Megjithatë, Osmani nuk e përmendi aspak shefin e Politikës së Jashtme të BE’së, Joseph Borrell, të cilin ditë më parë e akuzoi për anshmëri në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Dua të falënderoj ambasadën amerikane në Kosovë dhe Jeff Hovenier dhe Qeverinë Amerikane për angazhimin e tyre aktiv në arritjen e marrëveshjes së sotme në Bruksel. Mbështetja e tyre për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është e domosdoshme. Kosova është mirënjohëse”, shkruan Osmani.

 


Shtuar 23.11.2022 23:24