Meta mbledh Komisionin e Sigurisë sot, si do të zhvillohet takimi
Sot në orën 12:00, kreu i shtetit Ilir Meta do të mbledhë Këshillin e Sigurisë.

Në kuadër të masave të marra mësohet se mbledhja do të zhvillohet online duke ruajtur distancën e sigurisë së domosdoshme.

Në këtë mbledhje ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Përgjigja e Bashës erdhi pas ftesës së presidentit Meta ndaj kreut të opozitës, për të marrë pjesë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Tema e diskutimit do të jetë situata me pandeminë e Covid-19 e cila ka prekur edhe Shqipërinë.

Shtuar më 25/03/2020, ora 09:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori