Meta: Maxhoranca s’ka bërë përpjekje për dialog, u mohoi shqiptarëve lirinë e zgjedhjes
Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka dhënë argumentet në lidhje me arsyet që e çuan të marrë venmimin për anulimin e dekretit të zgjedhjeve të 30 qershorit.

Meta u shpreh se maxhoranca nuk ka bërë asnjë përpjekje për dialog dhe kjo gjë u mohon shqiptarëve të drjetën për të zgjedhur.

“Organizimi i zgjedhjeve pa garë dhe pa pjesëmarrjen e opozitës, u heq shqiptarëve të drejtën për të zgjedhur, dhe i kufizon.

Opozita ka siguruar 42% përqind të votave. Por në zgjedhjet vendore këto forca kanë siguruar rreth 48% përqind të votave. Referuar këtyre të dhënave, organizizimi i zgjedhjeve pa garë cënon organet kushtetuese.

Ky nuk është një element themelor i shteteve demokratike dhe evropiane, cdo interpretim absurd do të përfshinte Shqipërinë në vendet jodemokratike që nuk bën zgjedhje por vetëm votime.

Maxhornca nuk bëri asnjë përpjekje për dialog,”- tha Meta ndër të tjera.
Shtuar më 10/06/2019, ora 08:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori