Meta kthen në Kuvend Kodin e ri Zgjedhor
Presidenti Ilir Meta ktheu në Kuvend për rishqyrtim Kodin Zgjedhor të miratuar nga Parlamenti.

Meta arsyeton në dekret se ndryshimet që ju bënë Kodit janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe cenojnë marrëveshjen e 5 qershorit.

“Janë në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe parimet themelore demokratike të mbrojtura prej saj; Këto ndryshime të rregullave zgjedhore, cenojnë parimet domokratike ndërkombëtare të realizimit të një procesit zgjedhor përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme; Ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë realizuar në mënyrë të njëanshme, pa konsensus gjithëpërfshirës dhe bien ndesh me frymën kushteve të vendosura nga Këshilli Europian në date 25 Mars 2020 dhe plotësimin e 15-kushteve përpara zhvillimit të konferencës së parë ndërqeveritare; Cenojnë parimin e procesit të rregullt ligjor, si dhe të drejtën për të zgjedhur e për t`u zgjedhur, e mbi të gjitha parimin e barazisë së votës.”

Kjo gjë pritej nga vetë presidenti pasi ai kishte deklaruar edhe më herët se nuk mund ta miratojë ndryshimin pasi bie ndesh me marrëveshjen e 5 qershorit. Në anën tjetër mazhoranca ka paralajmëruar se do ta rrëzojë dekretin e Metës, pa i bërë asnjë ndryshim Kodit Zgjedhor.

Shtuar më 23/10/2020, ora 12:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori