Meta konferencë për media në orën 12:00
Presidenti Ilir Meta pritet të mbajë mesditën e sotme një konferencë për shtyp. Nuk dihet ende se cili do të jetë fokusi i konferencës, por me nuk do të mungojnë komentet për situatën politike në vend.

Burime zyrtare nga Presidenca bënë me dije se konferenca do të zhvillohet në orën 12:00. Po ashtu, nga ana tjetër edhe kryeministri Edi Rama pak më herët ditën e nesëme pritet të zhvillojë një bashkëbisedim me gazetarët.

“Nesër në orën 11.00 në Sallen e Hartave – Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një bashkëbisedim me gazetarët”, njoftoi Kryeministria.

Shtuar më 30/07/2019, ora 08:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori