"Meta ka zbatuar Kushtetutën", Presidenca reagon pas raportit të Venecias
Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, ka reaguar sot me një postim në rrjetin social Facebook pas publikimit të raportit nga Komisioni i Venecias.

Blushi shkruan se Meta ka respektuar vetëm Kushtetutën dhe se institucioni i Presidentit komentet finale për “Venecian” do t’i bëjë publike përpara Opinionit Final në mënyrën më transparente.

REAGIMI I BLUSHIT

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, siç rikonfirmoi qartë sot, ka zbatuar vetëm Kushtetutën që ka shkruar “Venecia” me dorën e saj për Gjykatën Kushtetuese në vitin 2016.
Institucioni i Presidentit as nuk rrjedh raporte konfidenciale dhe as i komenton ato.

Institucioni i Presidentit komentet finale për “Venecian” do t’i bëjë publike përpara Opinionit Final në mënyrën më transparente.
I ftojmë dhe aktorët e tjerë t’i bëjnë publike arsyetimet e tyre të mjera dhe politike.

PËR PRESIDENTIN META, KUSHTETUTA ËSHTË E PAPREKSHME DHE LIGJI MË I LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË. /albeu.com/

Shtuar më 29/05/2020, ora 21:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori