Meta i shpall luftë Ramës pas fjalëve për shkarkimin e tij
Presidenca i është përgjigjur në mënyrë të tëthortë një kërcënimi të drejtpërdrejt në drejtim të Ilir Metës për shkarkim të tijin nga maxhoranca pasi kishte shkelur Kushtetutën përmes mosdekretimit të Sandër Llëshit si ministër të Brendshëm.

Përmes një reagimi për shtyp, Presidenca i përgjigjet aludimeve të përhapura dje nga maxhoranca duke theksuar se nuk do të lejojnë të kërcënohen duke theksuar se ka "përfunduar koha kur vendi qeverisej nga një Sekretar i Parë"

Reagimi i Presidencës
‘Informacioni i dhënë nga Kryeministria lidhur me takimin ka qenë ezaurues.

Caktohet data, ja kur do të zhvillohen zgjedhjet për Bashkitë
Presidenti Meta konfirmon përkushtimin e tij maksimal në respekt të Kushtetutës, për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet në vend, në interes të stabilitetit, forcimit të institucioneve dhe rritjes të kulturës së bashkëpunimit ndërinstitucional me transparencë dhe konstruktivitet.

Por njëkohësisht, Presidenti i Republikës bën të qartë se nuk do të lejojë asnjë përpjekje sfiduese ndaj autoritetit te institucionit qe përfaqëson si Kryetar i Shtetit, Komandant i Përgjithshëm i Forcave te Armatosura dhe Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Presidenti i Republikës ka shprehur gjithmonë gatishmërinë e tij t’i japë shpjegime në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të gjitha çështjet që Kuvendi do të shprehë interes.

Presidenti Meta ka bindjen e plotë se koha e drejtimit të shtetit shqiptar me Sekretar të Parë ka përfunduar njëherë e përgjithmonë’.
Shtuar më 05/11/2018, ora 13:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori