Meta i përgjigjet maxhorancës: Shqipëria ka nevojë për reflektim
Ndërkohë që në seancën plenare të kësaj të enjte është duke u diskutuar lidhur me gjendjen aktuale të politikës në vend, Presidenti Ilir Meta ka dhënë një përgjigje indirekte lidhur me mocionin për shkarkimin e tij.

Meta thekson se Shqipëria ka nevojë për reflektim dhe përgjegjësi maksimale të aktorëve politike.

Shqipëria ka nevojë për reflektim dhe përgjegjësi maksimale nga të gjithë aktorët politikë!

Të mos humbasim këtë moment historik për të hedhur një hap përpara drejt Europës.

Të bëjmë çdo përpjekje për mos-shkëputjen nga përparimi i fqinjit tonë Maqedonisë së Veriut.

Çelja sa më parë e negociatave të anëtarësimit detyrim historik për të gjithë ata që duan Shqipërinë si Europa!”, shkruan Meta.


Shtuar më 13/06/2019, ora 14:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori