Meta i fryn "zjarrit": Ministria e Jashtme nuk mund të kthehet në autoshkollë
Përplasja në distancë e Ramës dhe Metës është kthyer aktualisht në kyetemë për politikën shqiptare.

I ftuar në Zonë e Lirë, Kyeministri sulmoi disa herë Presidentin e vendit për shkak të mos dekretimit të Gent Cakajt si ministër i Jashtëm.

Për këtë Meta ka reaguar sërish ku në një postim ka ironizuar se Ministria e Jashtme nuk mund të kthehet në autoshkollë.

“Sot, në momente të rëndësishme të sfidave tona rajonale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë 🚗 ku ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor.

Partia Socialiste ka kapacitete të jashtezakonshme në fushën e politikës së jashtme dhe Shqipëria ka shumë diplomatë të sprovuar, të cilët mund të vendosen në drejtimin e politikës sonë të jashtme, pa kaluar nga autoshkolla 🚗 e ndryshimit të kufijve në gjithë Ballkanin Perëndimor.

Shqipëria do jetë gjithmonë faktor paqe e stabiliteti në rajon.
Shqipëria do ketë një lidership të besueshëm edhe në kryesimin e OSBE-së.

SHQIPËRIA E PARA.”, shkruan Meta. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2019, ora 10:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori