Meta forcon tonet: Arroganca dhe korrupsioni i qeverisë po largon shqiptarët
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar ashpër në lidhje me renditjen e Shqipërisë në lidhje me numrin e azilantëve.

Shqipëria nuk e meriton të renditet midis këtyre vendeve! Shqipëria meriton vetëm të ardhme europiane!“, shkruan Presidenti Meta në një postim të tijin në “Facebook”.

Sipas tij, hapi i parë për një rikthim në drejtimin e duhur është respektimi pikë për pikë marrëveshja e 5 qershorit si dhe të hapen listat 100%.

“Mjaft me Drejtimin e Gabuar të autoritarizmit, arrogancës, korrupsionit dhe marrëzisë”- apelon ai më tej.

Postimi i plotë i Presidentit Meta

Shqipëria nuk e meriton të renditet midis këtyre vendeve!
Shqipëria meriton vetëm të ardhme europiane!

Mjaft me Drejtimin e Gabuar të autoritarizmit, arrogancës, korrupsionit dhe marrëzisë, që po i varfëron dhe po i lodh kaq shumë shqiptarët, duke i detyruar të largohen nga vendi.

Hapi i parë për rikthimin në Drejtimin e Duhur është respektimi pikë për pikë i Marrëveshjes së 5 Qershorit dhe mos devijimi prej saj as një milimetër.

Të rikthejmë shpresën duke rikthyer sovranitetin në duart e popullit, me hapjen e listave 100% dhe plotësimin e të gjitha kushteve të BE!🇦🇱
Shtuar më 23/09/2020, ora 14:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori