Meta e fton Ramën për takim në 05:00 të mëngjesit, zbulohet përgjigja e kryeministrit (FOTO LAJM)

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ditën e sotme ka ftuar në takim kryeministrin e vendit Edi Rama për të diskutuar për situatën politike në vend, shkruan Albeu.com

Rama i është përgjigjur me ironi kësaj kërkese të presidentit Meta me qëllim gjetjen e ngërçit politik.

Përgjigjen kryeministri ia dha nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twiter ku shkruan:

"Për shkak të fushatës elektorale që po zhvillohet sipas dekretit presidencial,ku 30 qershori është përcaktuar datë zgjedhjesh,kabineti im ka komunikuar telefonikisht pamundësinë për këtë takim. Po meqë Ilir Meta vazhdon të luajë letrash, ja dhe me shkrim:Kemi zgjedhje,jam i zënë!", shkruan Rama në Twitter. /albeu.com/
Shtuar më 26/06/2019, ora 21:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori