Meta dhe ministrat rafting në Kanionet e Osumit (FOTO-LAJM)

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta, shoqëruar me një grup ministrash dhe deputetësh të Parlamentit shqiptar zgjodhën rafting në Kanionet e Osumit, Skrapar për të promovuar turizmin si potencial i zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.

I mahnitur nga bukuritë e Kanioneve të Skraparit, nën udhëheqjen e guidave profesionale të Federatës Shqiptare të Rafting, z. Meta së bashku me famijlen e tij, ka kaluar mbi tre orë rafting dhe adrenaline në ujërat e rrëmbyera të Osumit.

Poshtë ujëvarës së Artë të Kanionit të Skraparit z. Meta u shpreh se këto perla të natyrës shqiptare, që janë berë të njohura nga puna e palodhshme e grupit të rafting dhe këmbëngujes së presidentit Zamo Spathara, do të kthehen në destinacion turistik jo vetëm për rajonin por edhe për të gjithë Botën.


Deputetja Monika Kryemadhi, e befasuar nga mrekullitë e kanioneve të Osumit, siguroi mbështetjen më të madhe për grupin e rafting për të zhvilluar turizmin në rajonin e Skraparit dhe më gjërë, me hapa më të shpejte dhe sipas kërkesave të tregut turistik ndërkombëtar.


Ministrat Naco, Veliaj, Panari dhe deputeti Shalsi, duke prekur personalisht magjinë e Kanioneve të Osumit, Skrapar siguruan se do të lobojnë dhe angazhohen me veprime konkrete në sjelljen e investimeve për zonën dhe promovimin turistik të saj, shkruan portali Albeu.com.


Surpriza më e bukur gjatë rafting ishte energjia dhe shpirti i garës i dy vajzave të ciftit Meta, Era dhe Bora, të cilat nuk u dorëzuan deri në përfundimin e rafting. Vajza e vogël Era u shpreh: Unë jam me fat që jam nga Skrapari, vendi i Kanioneve më të bukura në Europë!
Presidenti i Federatës Shqiptare të Rafting, z. Zamo Spathara u shpreh se kjo ishte një ditë e rëndësishme. Pjesëmarrja e personaliteteve të politikës dhe pjesë e vendimmarrjes shqiptare në rafting dhe kontakti i drejtëpërdrejtë me Kanionet e Skraparit, është mesazh i qartë për hapat konkretë që do ndiqen në promovimin e qëndrueshëm dhe zhvillimit turistikSkraparit. /albeu.com/
Shtuar më 24/05/2014, ora 09:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori