Meta çoi Kodin Zgjedhor në Venecia, reagon Rama: Ekstremist kundër Parlamentit
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas dërgimit të çështjes së Kodit të Ri Zgjedhor nga ana e presidentit Meta në Komisionin e Venecias.

Sipas Ramës medimi nga Venecia është i mirëpritur por koha për zgjedhje nuk pret.

Rama shkruan në tëitter se procedura është e qartë: Refuzimi i Presidentit pranohet ose rrëzohet nga parlamenti!

Reagimi i Ramës

Mendimi i Venecias është gjithnjë i mirëseardhur, por për një ligj të votuar dhe të refuzuar nga Presidenti, procedura është e qartë: Refuzimi i Presidentit pranohet ose rrëzohet nga parlamenti! PARLAMENTI DO TË RISHPREHET PA HUMBUR ASNJË DITË!

Ky President i angazhuar si një ekstremist kundër Parlamentit dhe Qeverisë Shqiptare, s'merr dot peng askënd dhe asgjë përveç institucionit që fatkeqësisht ka marrë peng!Opinioni i Venezias mirësetëvijë kur të vijë, por koha për këto zgjedhje s'pret asnjë ditë jashtë procedurave.

Po ashtu, një reagim tjetër vjen dhe nga BE, ku sipas eurokomisioneri për zgjerimin Oliver Varlehyi rekomandohet që Kuvendi të presë opinionin që do të jepet nga Venecia, dhe më pas të vendosë për rivotimin e ndryshimeve në kod.
Shtuar më 26/10/2020, ora 14:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori