Meta cakton datën për shortin e zgjedhjes së KED
Shorti për përzgjedhjen e anëtarëve të KED-së që do të funksionojë përgjatë vitit të ardhshëm do të hidhet më datë 4 dhjetor, njofton presidenca.

Presidenti ka njoftuar Avokatin e Popullit, për të qenë i pranishëm si vëzhgues i të gjithë procedurës së hedhjes së shortit. Gjithashtu presidenti ka ftuar Gjykatën Kushtetuese, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, të jenë të pranishëm në momentin e hedhjes së shortit përmes një përfaqësuesi të caktuar prej tyre.

Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, kanë dërguar pranë Institucionit të Presidentit të Republikës listat me emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj, për t`u përfshirë në shortin që do të hidhet ditën e premte.

KED është insitucioni kompetent për vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për Gjykatë Kushtetuese dhe Inspektor të Lartë të Drejtësi. KED zgjidhet në fund të çdo viti dhe ushtron detyrën për vitin pasardhës.

Ai ka 9 anëtarë të cilët zgjidhen me short nga prokuroritë dhe gjykatat e të gjithë niveleve.
Shtuar më 27/11/2020, ora 11:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori