Meta bën negociatorin, i shkon Ramës në Kryeministri
Kreu i Parlamentit, Ilir Meta, ka shkuar sot në Kryeministri për të diskutuar me aleatin e tij Edi Rama për negociatat e fundit lidhur me reformën në drejtësi.

Meta shoqërohet nga ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, nga kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili dhe nga shefi i kabinetit të Kuvendit Sokol Dervishi.

Dje Meta u njoh me kërkesën e opozitës për vendet e rezervuara gjatë takimit që pati me Bashën për 2 orë në ‘Rogner’.

Në konferencën e shtypit pas takimit, kreu i Kuvendit tha se është i hapur pë negociata dhe bëri thirrje që palët politike të gjejnë konsensusin gjatë orëve në vijim. /albeu.com/
Shtuar më 13/06/2016, ora 09:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori