Presidenti Ilir
Meta mbrëmjen e djeshme ishte i ftuar në studion e emisionit "Open" ku bëri një deklaratë të fortë duke u shprehur se në “luftën” me qeverinë, është
përgatitur për çdo
skenar të mundshëm.
Meta u shpreh se është i gatshëm t’i japë përgjigje
shembullore dhe paralajmëroi se askush nuk mund ta shkarkojë pa mbaruar mandatin.
“Jam
përgatitur për të gjithë
skenarët. Edhe me tanke po të vijnë ne Presidencë do marrin përgjigjen më
shembullore. Para se te më shkarkojnë ata do i shkarkoj unë me popullin shqiptar. Po e bëj të qartë, jam gati për çdo
skenar. Ata le të vazhdojnë, unë do t’u jap përgjigje
shembullore”.
Shtuar më 18/02/2020,
ora 09:24