Meta bëhet ekspert kosi në malet e Kosovës
Krahas ngjitjeve në maja dhe notit në liqenet akullnajore, Presidenti Ilir Meta na ka shfaqur edhe një anë tjetër të tij, atë të degustimit të ushqimeve, specifikisht të kosit.

Përmes një postimi në Facebook, Meta prezanton Bajramin nga Prevalla, i cili sipas tij bën kosin më të mirë në botë.

“Nëse do jepej një çmim ndërkombëtar se kush prodhon kosin më të mirë, nuk do habitesha që vendin e parë do ta fitonte Bajrami, këtu në Prevallë. Edhe pse dikur mësues, ai i është rikthyer tani traditës shekullore të familjes së tij si blegtor, duke shkëlqyer me punën dhe produktet mjaft cilësore. I lumtur të njihja këtë njeri të mrekullueshëm.”, është shprehur ai.

Shtuar më 14/08/2019, ora 09:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori