Mësuesi në Fier humb betejën me COVID-19
Një mësues nga Fieri ka ndërruar jetë pas betejës së humbur me Covid-19.

Lajmi i hidhur është bërë me dije nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila përmes një postimi në Facebook shkruan:

“Do të kisha dashur që emrin e mësues Gramoz Abedinaj nga Fieri ta ndaja me ju për ta falenderuar për kontributin e tij shumëvjeçar e me vlerë në fushën e arsimit, por asnjëherë për të shprehur hidhërimin e ndarjes së tij nga jeta pas betejës së humbur me Covid-19.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë, kolegët dhe nxënësit e shkollës në Roskovec ku mësues Gramozi ka shërbyer me shumë përkushtim e dashuri! Për të mos përjetuar më momente të trishta si ky, ju bëj thirrje edhe një herë që të zbatojmë me rigorizet të gjitha rregullat dhe protokollet shëndetësore për t’u mbrojtur nga ky virus i pabesë e i rrezikshëm!”


Shtuar më 11/11/2020, ora 10:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori