Mësuesi flet për 12 vjeçaren që vrau veten me fotoksinë: Nxënëse e shkëlqyer
Pak më parë, 12-vjeçarja me iniciale K.N. u vetëhelmua me fotoksinë në banesë dhe më pas u transportua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, por pa mundur të mbijetojë.

Organi i akuzës po heton për të zbuluar se si ka arritur që ta siguroje 12-vjeçarja fotoksinën dhe se kush janë përgjegjësit për ketë veprim që i mori jetën.

Ndërkohë mësuesi i saj ka treguar se Klevina ishte një nxënëse e shkëlqyer.

“Ajo kishte vetëm 10-ta në shkollë. Shumë e shoqërueshme me nxënësit e tjerë dhe të gjithë ne. Nuk kam vërejtur ndryshim të sjelljes tek ajo. Kam pyetur edhe mësuesit e tjerë dhe s’kanë vërejtur ndryshim në sjellje. Pasi u nda nga jeta kam parë në bankën e saj emrin që e kishte shkruar vetë dhe një zemër të vizatuar. Do ta ruaj si kujtim”, u shpreh mësuesi. /albeu.com/
Shtuar më 02/06/2018, ora 22:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori