COVID-19 në vend, 12 raste të reja dhe asnjë humbje jete gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 194 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 12 qytetarë, në Bashkitë:

6 në Fier, 3 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Lushnje, Vlorë, Gjirokastër.

Janë 207 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 nuk ka pacient që po trajtohet. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 20 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,879 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 25 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore 12
Të shëruar në 24 orë 20
Të shtruar në spitale 0
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 194

Testime totale 2,017,599
Raste pozitive 332,682
Raste të shëruara 328,879
Raste Aktive 207
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 152
Fier 17
Gjirokastër 8
Durrës. 7
Berat. 6
Vlorë 6
Lezhë. 5
Korçë. 3
Shkodër 2