Atentati në Tiranë, drejtori i Policisë: Ka informacione për persona konkretë të përfshirë

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj në një deklaratë për mediat ditën e sotme, është shprehur se ka informacione për persona konkretë të përfshirë në atentatin në Don Bosko, pak ditë më parë.

Kujtojmë se si pasojë e të shtënave me armë drejt lokalit në pronësi të Fatjon Muratit, mbeti e vdekur banakierja 58 vjeçare Mimoza Paja dhe u plagosën 5 persona.

“Është një hetim që do të marrë kohen e nevojshme. Ka informacione për persona konkrete të përfshirë në këtë ngjarje. Nuk mund të japim detaje në këto momente, por nëse do të kemi informacion do ua përcjellim”, tha Vocaj.

Vrasja në “Don Bosko”, dyshohet se është bërë në shenjë hakmarrjeje nga grupi i Ervis Martinaj ndaj Fatjon Muratit, pasi dyshohet e ky i fundit ka marrë pjesë në atentatin në Fushë Krujë në 2022, me 3 të vrarë mes tyre edhe Brilant Martinaj, kushëriri i “bosit të lojërave të fatit”, i cili prej 9 gushtit rezulton i zhdukur.


Shtuar 22.03.2023 11:29