Mesazhi i koduar: Kujt do t’ja "nxijë" jetën tani Saimir Tahiri
Saimir Tahiri pak pas shtyrjes së mbledhjes së Këshillit të Mandateve të Rregullores, ka reaguar i tensionuar duke thënë se nuk kemi parë gjë akoma.

Ai u shpreh se gazetarët duhet të bëjnë durim sikurse po bën ai vetë. Këtu ai përsëriti sërish shprehjen e Ramës, “…nuk keni parë asgjë akoma”.

Nuk dihet nëse Tahiri e kishte këtë si një kërcënim për ata që sipas tij duan ta shohin në burg por mesa duket ai ka disa hesape të pambyllura.

“Jua thashë që s’keni parë gjë akoma, kur jua thashë ju duk si një mënyrë e mirë për të bërë cdo lloj historie, por e them prapë që nuk keni parë asgjë akoma, jua thashë bëni durim sic po bëj unë, besoni barrën e kam shumë më të madhe se ju po bëni durim.
E vërteta do dalë në dritë dhe nuk do voonojë shumë. Unë do jem i kënaqur kur e vërteta të dalë në dritë.” – u shpreh Tahiri para gazetarëve.
Shtuar më 20/10/2017, ora 18:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori