Mesazhi i koduar i Ramës, Berisha shpjegon çfarë ndodhi
Teksa opozita po braktiste sot sallën e Kuvendit, Rama tha disa herë që ta linin Berishën rehat pasi “ia qanaLB hallin pas mesazhit që ka marrë”.

Rama tha se Berisha kishte marrë një mesazh e ndaj nuk foli dhe futi kokën në shpatulla.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sqaruar këtë gjë me një postim në Facebook.

“Mesazhi i vetem – Largimi me cdo kusht i Zograf Kristaq Rames!

Te dashur miq, sot tek po largoheshim nga parlamenti dhe po ju drejtohesha deputeteve kanabiste se jeni te denuar te degjoni nje veshegjate si ky, Edvin Kristaq Urrejtja turfullonte duke thene se: “nuk ke faj Sali se ke marre nje mesazh, ke marre nje mesazh”.

Me kete rast dua t’ju siguroj ju dhe mbare shqiptaret se halli i vetem i kllounit halucinant eshte te kamufloje mesazhin absolutisht te vetem qe kam marre dhe marr cdo dite nga miq brenda dhe jashte vendit dhe qe eshte rrezimi me cdo kusht i Zografit Bis. Njeriut qe mbyti me droge Shqiperine dhe po perpiqet te copetoje Kosoven dhe regjimit te tij te kakistokracise, per çka sot mbetem me i perkushtuar se kurre! sb”, shkrun Berisha. /albeu.com/
Shtuar më 21/01/2019, ora 23:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori