Mesazhi i koduar i Albin Kurtit për Isa Mustafën në videon e ditës së sotme
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është kujdesur që bashkë me fjalët e thëna ndaj LDK-së të japë edhe një mesazh tjetër, në dukje të fshehur ndaj Isa Mustafës.

Gjatë gjithë videos, Kurti shihet të ketë para një shishe me ujë dhe një me lënd frutash para, ndërsa pëk më tej, në të djathtë gjendet një karrigë dhe po ashtu ujë e lëng frutashdukje për Isa Mustafën, shkruan albeu.com.

Ka më shumë se tre muaj se takimet e gjata në Kuvend të Kosovës në mes të Kurtit dhe Mustafës po përfundojnë pa rezultat.

Mustafa madje ka thënë se nuk kanë pse të takohen më nga tre orë e të mos dakordohen për marrëveshje.

Kurti mori sot mandatin nga VV për ngritjen e qeverisë, ndërsa Presidenti Thaçi ia dërgoi dekretin me postë pasi lideri i VV refuzoi të shkonte në Presidencë. /albeu.com
Shtuar më 20/01/2020, ora 12:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori