I ngarkuari me punë i ambasadës së SHBA në Tiranë takim me Kim, zbardhet diskutimi mes tyre

I ngarkuari me punë i ambasadës së SHBA në Tiranë, David Wisner ka zhvilluar një takim me Yri Kim, e cila mban postin e Ndihmës Sekretares së Shtetit për Çështjet e Europës dhe Euroazisë.

Takimi me Winser dhe Kim është ndarë nga ambasada e SHBA në Tiranë, ndërsa është doskutuar për detyrën e tij të re dhe partneritetin e fortë SHBA-Shqipëri dhe bashkëpunimin në fushat e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit.

“I Ngarkuari i ardhshëm me Punë i Ambasadës së SHBA në Tiranë, David Wisner, u takua së fundmi me Yuri Kim, Ndihmës Sekretare e Shtetit në Detyrë për Çështjet e Europës dhe Euroazisë, në Uashington DC. Ndihmës Sekretarja në Detyrë uroi z. Wisner për detyrën e tij të re në Shqipëri. Ata diskutuan partneritetin e fortë SHBA-Shqipëri dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në fushat e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit”, shkruan ambasada.