Rama “trazon” rrjetin, poston fotografi me Zahon: Kur nën ferrë çel trëndafili (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama, ka postuar një fotografi me djalin e vogël të tij, Zahon, në faqen e tij në Facebook.

Rama krahas fotografisë ka bërë edhe një shkrim të shkurtër dhe humoristik.

“Kur nën ferrë çel trëndafili”, ka shkruar Rama.

Kujtojmë se Zaho kohët e fundit ka qenë disa herë pjesë e aktiviteteve të Ramës, ku kujtojmë pjesëmarrjen e tij në fushatën përmbyllëse në Vlorë. Zaho atje tha “e dua Vlorën”, gjë që bëri mjaft bujë në media asokohe./albeu.com/


Shtuar 1.02.2022 22:14

Tags: ,