Mesazhi i Arqipeshkvit Massafra: Disa pranojnë që t’i fusin plumb kokës…
Arqipeshkevi i dioqezës Shkodër-Pult Angelo Massafra ka komentuar ngjarjet e renda te ndodhura ne Shkoder, vrasjen e Ferdinand Polia dhe të dy vëllezërve Bilali një ditë më parë.

Arqipeshkevi Massafra solli historinë e një babai që kishte dy djem ku njëri nga djemtë e braktis babain për shkak se nuk i siguron pasuri. Arqipeshkevi u shpreh se fëmijët e sotëm nuk dinë të kërkojnë falje dhe të kuptojnë gabimet e tyre duke sjellë më pas veprime qe i çojnë drejt sjelljeve negative si droga apo krimet.

“Vetëm si shkak i krenarisë që kemi kur gabojmë disa pranojnë që t’i fusin plumb kokës dhe të mos tërhiqen edhe kur e dine se janë gabim. Kjo nuk është gjeja e duhur”- deklaroi Massafra. Po ashtu, bëri thirrje qe te gjithë te mos i bëjnë keq të tjerëve dhe te falin si e vetmja mënyre për të shkuar pranë Zotit ne parajse.

Në katedralen “Shën Shtjefni” për 200 vjetorin e lindjes të arbëreshit Andon Santori.
Shtuar më 31/03/2019, ora 11:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori