Mes tyre një grua shtatzënë, 11 emigrantë shqiptarë kapen fshehur në një anije në portin britanik
Shqiptarët nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga Anglia dhe për këtë mund të rrezikojnë edhe jëtën.

Një grup prej 11 emigrantësh shqiptarë, përfshirë një grua shtatzënë dhe një djalë 17-vjeçar, janë gjetur në Southampton Docks.

Sipas BBC, grupi u zbulua nga punëtorët e portit të Mërkurën në mëngjes, sipas forcave kufitare. Një zëdhënëse e Ministrisë së Brendshme tha se emigrantët po qëndrojnë në paraburgim.

Sipas të dhënave, ata kanë mbërritur në qytet me një anije nga Le Havre, Francë, raporton abcneës.al.

Policia e Hampshire tha se gruaja shtatzënë ishte dërguar në spital dhe 10 personat e tjerë ndodhen në paraburgim. Ndërkohë djali 17-vjeçar do të transferohet në kujdesin e shërbimeve për fëmijë. /albeu.com/


Shtuar më 29/10/2020, ora 11:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori