Mes flokëve të dëborës Presidenti bën shqiponjën në Mexhitli të Manastirit
Presidentin Ilir Meta ka qënë këtë fundjavë në Manastir të Maqedonisë ku ka perkujtuar edhe 110-vjetorin e Kongresit të Manastirit.

Meta është pritur nga autoritetet vendore dhe nga dhjetëra banorë të fshatit Mexhitli, pasi kjo është vizita e parë e një Presidenti shqiptar.

Presidenti në fund të takimit nuk ka nguruar që të bëjë edhe simbolin e shqiponjës së bashku me të pranishmit që ishin në fshatin Mexhitli.

“Ju dhe të gjithë shqiptarët në Maqedoni kurrë nuk do të jeni vetëm. Shteti shqiptar do të qëndrojë gjithmonë pranë jush. Ju jeni krenaria shqiptare e zonës së Manastirit. Ju falënderoj që mbani gjallë e trashëgoni vlerat dhe traditat më të mira të shqiptarëve. Kruja, Vlora, Prizreni e Manastiri janë qytetet me te rëndësishme për ne shqiptaret”, u shpreh Meta.

Edhe në një postim në Facebook, Meta ka ndarë foto nga vizita në Mexhitli, teksa shkruan: “Një takim mjaft i përzemërt me shqiptarët e Mexhitlije (Manastir), fshatit më skajor në kufi me Greqinë. Ndamë së bashku bindjen se kohë më të mira po vijnë edhe për ta, me perspektivat e reja të anëtarësimit në NATO të Maqedonisë dhe çeljes së negociatave me BE vitin e ardhshëm. Mirënjohje të gjithë atyre që qëndruan në kohë të vështira si shqiptarë dhe ruajtën me krenari gjuhën kombëtare, Alfabeti i së cilës u themelua në Manastir për t’i bashkuar shqiptarët kudo”. /albeu.com/
Shtuar më 18/11/2018, ora 13:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori