Merret vendimi për kunatin e dy biznesmenëve më të kërkuar në Indi
Dhoma Penale e Gjykatës së Tiranës ka lënë në burg Hitesh Patel, indianin e arrestuar dy ditë më parë në Rinas si person i dyshuar për pastrim parash. Gjykata ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë 40 ditë qëndrim në paraburgim, pasi 59-vjeçari akuzohet për mashtrim të kredive bankare të cilat i përfitoi përmes kompanisë “Sterling Biotech” me bazë në Indi.

Hitesh Patel është kunati i vëllezërve indianë Nitin dhe Chetan Sandesara, të cilët zotërojnë grupin “Sterling Biotech group”. Autoritetet indiane kanë dyshime se vëllezërit Sandesara ishin arratisur në Nigeri, por prej Shkurtit të vitit të kaluar, ata janë bërë shtetas shqiptarë dhe janë duke investuar në ndërtimin e pallateve në kryeqytet, por edhe në bregdetin shqiptar, shkruan tvklan. Për këta persona mësohet se nuk ka një urdhër ndërkombëtar arresti.

Në seancën për masën e sigurisë, 59-vjeçari Patel ka thënë se nuk është i përfshirë në pastrim parash dhe ata përndiqen politikisht nga India. Sipas tij, familja e tyre ka lidhje të afërta me opozitën në Indi dhe për këtë arsye ata sulmohen.
Shtuar më 23/03/2019, ora 14:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori