Merr fund mashtrimi me uljen e kilometrave të makinave
Pëlqej
Mashtrimi me uljen e kilometrave të makinave të përdorura është një problem i mprehtë në Bashkimin Europian.

Nisur nga kjo, ligjvënësit e BE-së kanë vendosur të marrin masat për të parandaluar mashtrimet me uljen e kilometrave duke minimizuar kështu edhe rrezikun e aksidenteve.

Mësohet se me Komiteti i Transportit në Parlamentin Europian do të ndërmarrë një nismë për të detyruar të gjithë mekanikët që të hedhin në një sistem të vetëm kilometrat e makinës për ccdo shërbim që do të ofrojnë, shkruan Albeu.com.

Ata do të jenë të detyruar që të shënojnë në regjistrin europian të kilometrazhit të dhënat e makinës sa herë ofrojnë shërbim pavarësisht gatishmërisë së pronarit të makinës.

Kështu, nëse më pas pronari i makinës ia ul ato, blerësi potencial mund të kërkojë të dhënat nga regjistri ku vërehet qartë diferenca. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2018, ora 23:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori