Merr fund katërshja që falsifikonte testet COVID-19, mes të arrestuarve edhe dy gra
Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona pasi akuzohen se falsifikonin testet për COVID-19 dhe garancitë për t’iu mundësuar qytetarëve udhëtimin në vendet e BE.

Policia bën me dije se si rezultat i operacionit të koduar “Shtegtimi”, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve Ergys Vejseli, 34 vjeç, Gentiana Konini, 44 vjeçe, Klotilda Çela, 32 vjeçe dhe Petrit Cara, 37 vjeç, të katërt banues në Tiranë, me aktivitet tregtar biznes privat agjenci udhëtimi.

“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke përfituar nga situata e pandemisë ‘’COVID-19’’, nëpërmjet kamuflimit, për t’u mundësuar udhëtarëve të ndryshëm vajtjen në vendet e BE-së, kryesisht në Gjermani, kanë përfituar shumën 600 euro për person, duke shmangur detyrimet tatimore, si dhe kanë falsifikuar formularë të testit ‘’COVID-19’’ dhe garanci të destinacionit të vendit pritë”, njofton policia.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shtegtimi”.

Operacioni i finalizuar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe elektronike, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Shtegtimi”, si rezultat i të cilit është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E.V., 34 vjeç, G.K., 44 vjeçe, K.Ç., 32 vjeçe dhe P.C., 37 vjeç, të katërt banues në Tiranë, me aktivitet tregtar biznes privat agjenci udhëtimi.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke përfituar nga situata e pandemisë ‘’COVID-19’’, nëpërmjet kamuflimit, për t’u mundësuar udhëtarëve të ndryshëm vajtjen në vendet e BE-së, kryesisht në Gjermani, kanë përfituar shumën 600 euro për person, duke shmangur detyrimet tatimore, si dhe kanë falsifikuar formularë të testit ‘’COVID-19’’ dhe garanci të destinacionit të vendit pritës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi“, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve.

Shtuar më 27/01/2021, ora 09:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori