Merr fund grupi i "skifterave" në Selenicë, si ranë në kurthin e policisë
Policia e Vlorës ka zbardhur tentativat për vjedhje në fshatin Kropisht, Selenicë dhe më pas ka arrestuar pesë autorët e dyshuar të ngjarjes.

Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur dy ditë më parë në fshatin Kropisht, Selenicë, ku persona të maskuar dhe të armatosur, duke u prezantuar si punonjës policie, kanë tentuar të vjedhin nën kërcënimin e armëve në banesën e shtetasit F. C., menjëherë, pas marrjes së informacionit për ngjarjen e ndodhur, nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë u ngrit grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Si rezultat, në Selenicë dhe në Vlorë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i pesë autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht:

A. Sh., 31 vjeç, L. E., 29 vjeç, E. S., 26 vjeç, E. M., 34 vjeç, banues në Selenicë dhe E. Dh., 39 vjeç, banues në Vlorë.

Në cilësinë e provës materiale Policia ka sekuestruar dy automjete, automjetin e markës “Benz” me të cilin u larguan autorët dhe automjetin e markës “Nissan” me të cilin udhëtonte shtetasi A. Sh. në momentin e kapjes nga Policia, tre aparate celularë dhe prova të tjera materiale.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhje me armë” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Shtuar më 27/10/2020, ora 08:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori